Auto Moto Park, një ëndërr e shumëpritur së shpejti realitet!
Një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit. Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~4.4 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu RETRO, Drag Strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, Autodromi dhe Kartodromi i parë i homologuar, Akademi Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, Poligone profesionale testimi, Pistë OFFROAD, Helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta. Përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (Kolaudimi).
Ky projekt, krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive. Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.
Parcelat ku propozohet të realizohet i gjithë projekti ndodhen në qytetin e Elbasanit, përgjatë lumit Shkumbin. Zona aktualisht është kryesisht një zonë natyrore, ku pritet të shtrihet projekti i propozuar.
Projekti parashikon ndërtimin e një cirkuiti sipas standardeve të FIA-s Grade 1, i cili do të shërbejë gjithashtu si një qendër eventesh të brendshme dhe të jashtme. Do të përfshijë ndërtesa me funksione të ndryshme, si për shembull një muze, ndërtesat e DPSHTRR-së, ndërtesa operacionale për pistën dhe një qendër shëndetësore. Për më tepër, projekti përfshin gjithashtu një autodrom, kartodrom dhe një akademi për edukimin mbi sigurinë rrugore, ndër të tjera.
Projekti parashikon funksione të ndryshme indoor dhe outdoor të cilat i gjeni në imazhin më poshtë.
BD1. Godina e Pit 36 038 m2
BD2. Godina e Muzeut 12 248 m2
BD3. Qendra Shëndetësore 600 m2
BD5. DRSHTRR Elbasan 1800 m2
BD6. Godina e Kontrollit Fizik DPSHTRR 170 m2
BD7. Qendra Operacionale e Pistës 2265 m2
BD8. Godinat e Hyrjeve 39 m2
BD9. Korridori Panoramik
BD10. Zona VIP
Shtrirja totale 500 000 m2
Sipërfaqe totale e ndërtimit është përafërsisht 55 000 m2
Gjatësia e pistës kryesore është 4 444 m lineare dhe ka 14 kthesa.
Gjithashtu parashikohet edhe një pistë karting e cila ka një gjatësi totale prej 1 263m me 17 kthesa. Në këtë pistë mund të realizohen skenarë të ndryshëm garash.
Ndër të tjera është parashikuar një hapësirë për praktikën dhe trajnimin mbi sigurinë rrugore.
Zona e testimit është e destinuar për Kategorinë A, B, C dhe D.