Auto Moto Park

Auto Moto Park, një ëndërr e shumëpritur së shpejti realitet!
Një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit. Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu e atelieri RETRO, Drag Strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, Autodrom dhe Kartodrom i parë i homologuar, Akademi Motosporti dhe Akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, Poligone profesionale testimi, Pistë OFFROAD, Helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta. përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (Kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor.

Ky projekt krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive. Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Pista

Pista

Shtrirja 500 000 m²
Gjatësia maksimale 5,300 metra
Trajektorja kryesore 3,790 metra
Profili tërthor 20 metra
Gjatësia e vijës së drejtë (Starti) 1,000 metra
Vendndodhja Elbasan, Shqipëri

Çfarë do të përmbajë AutoMotoPark-AL?

Icon

AKADEMIA KOMBËTARE E SIGURISË RRUGORE

Qendra e parë e kësaj natyre në Shqipëri do të pajiset me ambiente për zhvillimin e seancave teorike, simulatorë dhe hapësira të shumta testimi. Kjo Akademi do të ofrojë kurse të diversifikuara për sigurinë rrugore, të bazuara në metodologji të vërtetuar për efektivitetin në rritjen e aftësisë në drejtimin e mjetit.

Kursantët që do të kompletojnë programin e formimit do të jenë drejtues më të kujdesshëm dhe do rrisin ndjeshëm standardin e sigurisë në rrugë. Trajnimi do t’i kushtohet të gjithë drejtuesve të mjeteve, qoftë këta amatorë apo profesionistë.

Icon

MUZEU RETRO DHE AKADEMIA E RESTAURIMIT TË MJETEVE HISTORIKE

Në kuadër të zhvillimit të komunitetit Retro, do të ndërtohet Muzeu Retro dhe Akademia e Restaurimit të mjeteve historike. Muzeu Retro do të jetë një nga atraksionet kryesore të Auto Moto Park, një pasqyrë që e historisë së automotorizimit në Shqipëri dhe një hapësirë për ruajtjen dhe pasurimin e koleksionit të mjeteve historike shqiptare.
Ndërkohe, Akademia e Restaurimit do të ketë qëllim të dyfishtë në funksion të aktivitetit të saj: së pari hulumtimi dhe shpëtimi i mjeteve me interes historik, me synim pasurimin e inventarit të Muzeut Retro dhe pasurimin e kulturës mbi mjetet historike në Shqipëri; së dyti, zhvillimin e zanateve dhe profesioneve që lidhen me mirëmbajtjen dhe restaurimin e mjeteve historike.

PISTË OFFROAD

Pistë offroad për të zhvilluar në mënyrë të kontrolluar sportet motorike që ushtrohen jashtë rruge, si Motocross, Trial, Crosscar, Autocross, Rallycross, etj. Gjithashtu, hapësirë ku të gjithë dashamirësit e aventurave jashtë rruge mund të testojnë aftësitë në evente të ndryshme, si track days.

Kjo hapësirë do të shfrytëzohet edhe për programet formuese specifike për drejtuesit e forcave të Policisë, Zjarrfikëseve, Ambulancave, Ushtrisë, etj.

Icon

QENDËR MJEKËSORE

Qendra mjekësore e Auto Moto Park, e cila do të shërbejë edhe si hapësirë trajnimi për ndihmën e shpejtë, në funksion të programeve të Akademisë Kombëtare të Sigurisë Rrugore.

karting

KARTODROM I PARË I HOMOLOGUAR

AutoMoto Park do të jetë gjithashtu shtëpia e Kartodromit të parë të homologuar në Shqipëri. Një pistë për karting me mundësi të shumta konfigurimi, ku mund të zhvillohet për herë të parë një Kampionat Kombëtar i rregullt, krahas garave ndërkombëtare të Kartingut.

AKADEMIA E MOTORSPORTIT

Në kuadër të zhvillimit të motorsportit në Shqipëri, Akademia Kombëtare e Motorsportit synon të evidentojë dhe të formojë një brez pilotësh të rinj, nëpërmjet programeve më të avancuara të FIA dhe FIM për zhvillimin e talenteve të reja në motorsport.
Synimi fundor do të jetë evidentimi i talenteve shqiptare, formimi, kualifikimi dhe promovimi i tyre për pjesëmarrjen në kompeticione ndërkombëtare nën flamurin shqiptar.

Autodrom

AUTODROMI – CIRKUITI I PARË SHQIPTAR

Bërthama e Auto Moto Park do të jetë Autodromi, pista e parë e përmasave ndërkombëtare në Shqipëri. Një pistë multi-disiplinore e asfaltuar, me mundësi të shumta konfigurimi për trajektoren. Gjatësi maksimale e pistës arrin 5,300 metra ndërsa profili tërthor është 20 metra.
Pista do të pajiset me të gjitha homologimet e nevojshme nga FIA, FIM dhe CIK, për të mirëpritur evente garuese të niveleve të ndryshme, qoftë ato gara lokale apo ndërkombëtare, në disiplina të larmishme, duke filluar nga Karting e deri te disiplinat më të avancuara të automobilizmit e motoçiklizmit.

BOX

BOX (OFIÇINA MEKANIKE)

Hapësira dhe mjetet e nevojshme për t’i shërbyer më së miri mjetit të garës gjatë një kompeticioni elitar.

TRIBUNË PËR SPEKTATORËT

Për të gjithë të apasionuarit dhe tifozat që do të ndjekin heronjtë e tyre, në tribunat e Auto Moto Park.

Icon

STRUKTURA SPORTIVE MULTI-DISIPLINORE

Auto Moto Park do të ofrojë edhe mundësinë për të zhvilluar sporte të tjera, të cilat deri më sot nuk kanë pasur hapësira të përshtatshme për të lulëzuar në nivelet e duhura. Mund të përmendim këtu çiklizmin (i kronometruar dhe offroad), apo sportet ajrore për mjete ultra të lehta (Gliders, Paragliders, Hang Gliders, Balona, Skydiving, etj.), duke qenë se projekti parashikon ndërtimin e pistave përkatëse, duke përfshirë këtu edhe një Helipad.

Drag

DRAG STRIP ME GJATËSI 1,200 METRA

Një pistë për gara të disiplinës Drag, me gjatësi 1,200 metra, ku të apasionuarit e garave të shpejtësisë mund të zhvillojnë pasionin e tyre në kushte të plota sigurie.

Icon

OBSERVATOR PANORAMIK

Kjo strukturë do të shërbejë si qendër kontrolli për eventet e motorsportit dhe zyra qendrore për të gjithë stafin e Auto Moto Park.

Icon

QENDËR EVENTESH INDOOR DHE OUTDOOR

Qendër eventesh indoor dhe outdoor (treg provizor për makina të përdorura, qendër ankandesh, panaire, koncerte, etj.), sallë konferencash për organizime B2B dhe evente në grup (seminare, trajnime, kongrese, etj.), hapësira shërbimi (bare, restorante, fan shop, etj.).

Icon

POLIGON PROFESIONAL MANOVRASH DREJTIMI

Hapësirë e dedikuar për testimin e drejtuesve të mjeteve të transportit të udhëtarëve, drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, motoçikletave, etj. (sipërfaqe totale 3,500 m2).

Icon

QENDRA E TEST-HOMOLOGIMIT

Qendra Kombëtare e Homologimit me provë dhe laborator testimi e verifikimi informatik.

Icon

KOMPLEKSI I RI I DRSHTRR ELBASAN DHE QENDRA E RE E KONTROLLIT TEKNIK

Selia e re e DRSHTRR Elbasan për shërbimet e transportit rrugor dhe drejtuesve të mjeteve, si dhe qendra e re e Kontrollit Teknik të Automjeteve (Kolaudimi).